English

Drama e një familjeje në SHBA, rrezikojnë jetën nëse gjykata i kthen në Shqipëri

Teksas, (SHBA), 11 Shtator 2011, NOA - Një histori e tmerrshme për një familje shqiptare është duke u konsumuar në sallat e gjyqit në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Edmond Demiraj është një shqiptar që rrezikon t’i vriten anëtarët e familjes (në foto), ose ai vetë, nëse kthehet nga SHBA-ja në Shqipëri.

Dëshmia që Demiraj ka bërë në një gjyq në SHBA disa vite më parë, për trafik droge me protagonist një tjetër shqiptar të amerikanizuar, Bill Bedini është zanafilla e gjithë historisë.

Demiraj ka dalë dëshmitar duke marrë garanci nga gjykata për të qëndruar në SHBA. Por Bill Bedini nuk u dënua dhe arriti të kthehej në Shqipëri. Gjykata vendosi që dhe Demiraj të kthehej në Shqipëri, për mungesë dokumentesh.

Por, me t’u takuar në vendlindje, Bedini ka tentuar ta vrasë bashkëpatriotin që di doli dëshmitar kundër në gjyq. Edmond Demiraj është plagosur dhe është larguar për strehim sërish në SHBA bashkë më familjen.

Më pas për t’u hakmarrë ndaj Demirajt, Bedini i ka trafikuar për prostitucion tre nga mbesat e tij.

Pas kthimit në SHBA, Demiraj ka arritur të gjej sërish mbesat e tij, por tashmë rreziku është për familjen.

Gjykatat e Teksasit mendon se për gruan dhe djalin e tij adoleshent, nuk ka më rrezik dhe ata mund të kthehen në Shqipëri, pasi nuk kanë dokumente në bazë të ligjit për emigracionin. Ndërkohë që ai kërkon qëndrimin në SHBA, pasi në Shqipëri mund të jenë të rrezikuar.

Sipas ligjit amerikan për emigracionit, familja e tij nuk është në rrezik dhe duhet të kthehet. Ndërsa Demiraj duhet të qëndrojë në SHBA.

Gjykata ende nuk e ka thënë fjalën e fundit. Ndërsa mediat amerikane si Nwe York Times, USA Today etj., shkruajnë se është e pakuptimtë që kjo çështje të ndahet duke quajtur të rrezikuar babain dhe gruan dhe djalin e tij jo.

a.k/NOA

KOMENTE