Suedi, 12 Shtator NOA - Një histori e çuditshme vjen nga Suedia, ku një dre ka mbetur i ngatërruar në degët e një peme molle. Është një histori që ngjason si e shpikur, ashtu siç ndodhi dhe me Johansson, një suedez 45-vjeçar, i cili e tregoi dhe askush nuk e besoi, por që në të vërtetë gjithçka kishte ndodhur realisht. Personi në fjalë kishte dëgjuar një zhurmë të çuditshme që vinte nga kopshti i fqinjit të tij dhe shkoi për të kontrolluar. Para syve të tij, u shfaq një dre që ishte ngatërruar me degët e pemës së mollës dhe dukshëm mund të themi se ishte i dehur si pasojë e sasisë së madhe të mollëve të fermentuara që kishte ngrënë. Falë ndihmës së policisë dhe skuadrave të shpëtimit, Johansson arriti të lironte kafshën që kishte mbetur në kurth. Dreri ishte ngatërruar aq keq saqë ishte e nevojshme prerja e disa degëve të pemës. Pasi u lirua, megjithatë, dukej tepër konfuze dhe me një mundim të madh arriti në kopshtin e shpëtimtarit të saj. Rreth dy ditë pas lirisë së fituar, dreri vazhdon ende të jetë në kopshtin e Johansson, ku po merr veten nga dehja që pësoi. r.b/NOA