English

Emigranti shqiptar mban peng autobusin italian, me duar në xhepa

Pesaro, 12 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Një emigrant shqiptar, i paarmatosur, me duar në xhep, por i tejmbushur me alkool, pas gjendjes së tij të dehur ka mbajtur peng një autobus të plot me italianë. Policia e Kuesturës së Pesaros në Itali kanë vënë në pranga një emigrant shqiptar të moshës 60 vjeçare, i cili u kap nga uniformat e rendit italian pas denoncimit të bërë ndaj tij se kishte ndërprerë lëvizjen e autobusit të shërbimit publik dhe dëmet që i kishte shkaktuar atij. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, në kohën kur shoferi i autobusit i linjës urbane u gjet në vështirësi për frenim të menjëhershëm për arsye të trafikut. Pas kësaj shqiptari i cili ishte pasagjer në autobus, filloi papritmas të fyejë shoferin në gjendje të dukshme të dehur, i cili i pakënaqur nga shfryrja e nervave, filloi të godasë me grushte dhe me një shufër të vogël hekuri, që sipas dëshmitarëve mund ta ketë pasur vegël pune, vendin e shoferit duke e dëmtuar, madje vijojë të kërcënojë më tej edhe shoferin. Si rezultat i kësaj shoferi u detyrua të ndalojë pasi, pas kapërcimit të dhunës ndaj tij dhe mjetit shqiptari u ishte drejtuar pasagjerëve, ndaj të cilëve kishte nisur kërcënimet, ku hapte dhe mbyllte dyert e autobusit me levat lëvizëse. Ndërkaq pas 15 minutash kërcënim, 60 vjeçari pasi vuri re se shoferi po fliste në telefon me policinë, u largua menjëherë nga autobusi, por duke harruar në vendin e tij një dokument identifikimi, i cili u gjet menjëherë nga agjentët. Pas kësaj, ata bënë edhe kapjen e të moshuarit i cili sërish ishte në gjendje të pirë, por që para uniformave të rendit shfaqi pendesë të thellë. Sakaq nga ana e karabinierëve italianë duke parë edhe gjendjen e tij e lëshuan, për të vijuar hetimet në gjendje të lirë. a.y/NOA

KOMENTE