English

Fëmijëri e keqpërdorur

Në RDGj gjendja për fëmijët në shumë drejtime nuk ishte më e mirë se në RFGJ. Edhe atje kishte një shtresë të ulët të shoqërisë, pijanecë, moskujdesje dhe ekzistonte edhe jetimorja, si adresë e fundit për fëmijët Silke Bartlick Katër muaj më parë, Angelika Klüssendorf-i u shpërngul në fshat. Larg nga sheshi i kishës, nga pijetoret, bota e qytetit dhe populli i kafesë Latte-Macchiato të lagjes Berlin-Mitte dhe brenda në botën e organizuar të një fshati me 400 frymë në Brandenburg. Këtu ajo ka një shtëpi të vogël, me një oborr të madh, të egër përreth. Ka edhe dy shokë, që i rrinë vigjilentë pranë: Hugon, qenin kone me qime të shpupuritura dhe Penny-n, shoqen e tij. Penny ka pamjen e një lope të vogël. Me një fjalë është një kombinim i lopës, cjapit dhe lakuriqit të natës. Kështu mendon të paktën Angelika Klüssendorf-i dhe madje me një vështrim pak a shumë serioz. "Dhe natën, kur nganjëherë dëgjoj lëvizje fëshfëritëse në shtëpi, unë mendoj që Penny-it bëhet gati të niset fluturim, te lakuriqët e tjerë të natës".

Punëtore e disiplinuar Përveç kësaj lope të vogël që pëllet natën, natën nuk gjen askënd në shtëpinë e Angelika Klüsseldorfit. Figurat e saj letrare ajo i lejon të dalin vetëm ditën dhe kjo në kohë shumë të përcaktuara. Në mëngjes, rreth orës shtatë e gjysmë fillon turni i saj, pastaj ajo ulet mbi tryezë, starton kompjuterin dhe papritur ata janë të gjithë aty. Por sapo e shuan Angelika Klüsseldorf kompjuterin, gjë që ndodh shumë vonë pasdite, të gjithë këta burra fiktivë gra dhe fëmijë zhduken. Por lexuesi nuk shpëton dot lehtë nga figurat e Angelika Klüsseldorfit. Sepse të gjithë këta të poshtëruarit, të braktisurit dhe të fyerit mbërthehen me të gjithë fuqinë e trupave dhe shpirtrave të tyre të plagosur tek lexuesi dhe kërkojnë prej tij atë vëmendje, e cila shumicën e kohës nuk u rezervohet në jetë. Ata që kanë shenja e vula në trup janë shokët e saj më të afërt, thotë Angelika Klüsseldorfi.

Të jetosh me dhe për letërsinë Në jetën e saj ajo e ka hedhur vështrimin gjithmonë atje ku është errësirë. Dhe ajo ka lexuar shumë. Shumicën e herëve ka lexuar libra, të cilët kanë qenë me përmbajtje tragjike dhe melankolike. Siç janë librat e Dostojevskit. Vetë ajo ka nisur të shkruajë në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare. Poezi, në stilin e Else Saske-Schülerit. Pastaj, duke i qëndruar më pranë vetes, ka thurur tregime, të limuara për t'i bashkuar me art me njëra-tjetrën. Dhe tani romani "Vajza", një jetë fëmijësh krejtësisht e keqpërdorur, një histori familjeje për të të ardhur keq në 180 faqe, e treguar në mënyrë lakonike dhe e cila i qëndron larg kërkimit të shkaqeve. Studimet e shkencave sociale asaj nuk i interesojnë, thotë autorja. Për më tepër ajo i vështron figurat pa i gjykuar fare, sikur të ndodheshin pas xhamit. "Unë vëzhgoj ndoshta edhe çfarë ndodh me to. Dhe si sillen ato." Ata me vula në trup Babai, ky pijanec që rend pas fustaneve të grave e që vjen vetëm rrallë në shtëpi. Nëna, e cila është e pakontrolluar dhe që ua zbraz pa pritur zemërimin e saj fëmijëve- vajzës kockë e lëkurë me këmbë të holla, të cilën ajo nuk arriti ta abortonte dhe djalit me flokë kaçurrela si engjëll- kur i vjen në majë të hundës: goditjet, poshtërimet e neveritshme, zemërimin dhe shqetësimin e mësuesve dhe fqinjëve. Historia në fjalë mund të zhvillohej edhe sot, thotë Angelika Klüssendorfi, nesër ose dje. Ajo që tregohet në të është gjithmonë e mundur që të ndodhë, pavarësisht nga vendi. "Atë që kam përdorur në fëmijëri dhe në RDGJ për librin tim, për të njeriu ka nevojë që të arrijë të shkruajë. Njeriu ka nevojë për një godinë të jashtme." Angelika Klüssendorf u rrit në RDGJ. Deri në vitin 1995 ajo jetoi në Lajpcig. Pastaj ajo paraqitje një lutje për largim nga vendi. Ajo e konfronton atdheun e saj socialist në romanin e saj "Vajza" me një të vërtetë, për të cilën heshtej, pra me faktin që edhe në Lindje të Gjermanisë ka pasur familje problematike të shtresave të ulëta të popullit. Por njëkohësisht në librin e saj ajo këndon këngën e karakterit të pathyeshëm. Fotot: Romani vajza i Angelika Klüssendorf-it dhe vetë autorja

KOMENTE