English

Korçë, vetëvaret në banesë prej kushteve të këqija

Korçë, 12 shtator 2011, NOA – Një 53-vjeçar nga Korça i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvarur në banesën ku jetonte. 53-vjeçari Agim Shebipllari u gjet i vetëvarur mbrëmë në banesën e tij në lagjen nr. 17 në qytetin e Korçës. Ishte vëllai 65-vjeçar i viktimës që zbuloi trupin e varur të vëllait dhe lajmëroi mandej policinë. Kjo e fundit nga hetimet paraprake bën me dije se motivi i vetëvrasjes së Agim Shebipllarit është prej kushteve ekonomike. 53-vjeçari jetonte në kushte tejet të vështira për jetën. mit/NOA

KOMENTE