E hënë, 12 shtator 2011, NOA- Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni solli vendim që të gjitha shkollat e vendit të mbajnë mësim me orë të shkurtuara për shkak të motit të nxehtë. Ministri i Arsimit, Pançe Kralev theksoi se ka marrë vendimin pas rekomandimit të bërë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila kërkoi sot që të shkurtohet procesi mësimor për shkak të temperaturave të larta në nivelin e verdhë, që paraqet rrezik për shëndetin edhe të fëmijëve. Ministria e Arsimit vendosi që gjatë tre ditëve të ardhshme procesi mësimor në shkollat fillore dhe të mesme të mbahet deri në ora 12 të mesditës. Të mërkurën dhe të enjten pritet vala e të nxehtit në fazën e verdhë, ndërsa në rast se nuk do të ketë përmirësim të motit gjatë ditëve të ardhshme do të vazhdojë vendimi për orare të shkurtuara. (INA)/NOA