English

Ndërtesa e komunës së Shalës nën flakë, shkrumbohen dokumentet

Shkodër, 12 shtator 2011, NOA – Shala rikthehet në vëmendjen e mediave. Këtë herë jo për zgjedhje lokale, apo për vendim të Kolegjit Zgjedhor, porse godina e komunës së saj në Shkodër është përfshirë nga flakë të dendura zjarri duke u djegur plotësisht. Korrespondenti i agjencisë NOA citon burime të policisë që thanë se është shkrumbuar i tërë dokumentacioni i kësaj njësie vendore. Policia e Shkodrës ka ngritur grupin hetimor për të zbardhur këtë akt të rëndë, që sipas gjasave është i qëllimshëm, dhe i lidhur me tensionin e ndeshur gjatë zgjedhjeve lokale në këtë komunë mes dy krahëve politikë. Blutë e qytetit nuk kanë identifikuar ende autorët e zjarrvënies, ndërsa mësohet se nga zjarri nuk ka të lënduar. Komuna e Shalës, e cila mbajti pezull shpalljen e vendimit zyrtar përmbyllës të zgjedhjeve vendore të 8 majit për shkak të tensioneve dhe moszhvillimit të tyre në 8 maj, e përsëritjes së tyre në gusht ka ende një debat të hapur. Vendimi i KQZ-së që shpalli fitues në Shalë kandidatin e opozitës me vetëm dy vota më shumë është ankimuar nga pala tjetër në Kolegjin Zgjedhor. mit/NOA

Foto arkiv nga godina e Komunës së Shalës

KOMENTE