Korçë, 12 shtator 201, NOA – Përtej apeleve dhe kërcënimeve publike për dënim shembullor të dhunuesve të grave, raste të tjera vijojnë të ndodhin përditë në familjet shqiptare. Më i fundit i bërë publik është ai i dhunimit të një gruaje 25-vjeçare nga fshati Dishnicë i Korçës nga bashkëshorti i saj. 26-vjeçari Gerti Bregu u ndalua nga policia e Korçës, për shkak se pas një grindjeje për motive të dobëta me bashkëshorten e goditi këtë të fundit me thikë në pjesën e barkut duke i shkaktuar plagë. Gruaja 25-vjeçare është dërguar në spital ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Bashkëshorti i saj Gerti Bregu është nën akuzë për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje. mit/NOA