English

Përse alkooli na çon drejt gabimeve

SHBA, 12 Shtator NOA - Mjafton një gotë më shumë dhe menjëherë mund të bëhet e vështirë dhe e ecura drejtë. E njëjta gjë ndodh dhe me sjelljen tonë. Një studim i ri tregon se pse alkooli na bën ne të paqëndrueshëm dhe më të prirur drejt rrezikut për të bërë gjëra jo të zgjuara. Me sa duket ai ndikon në aktivitetin cerebral duke bllokuar sinjalet neurologjike që na lajmërojnë nesh jemi duke gabuar dhe e korrigjon menjëherë. Këtë fakt e pohojnë psikologët e Universitetit të Missouri (SHBA) në revistën “Journal of Abnormal Psychology”. “Kur personat gabojnë – shpjegon autori kryesor i këtij studimi, Bruce Bartholow – aktiviteti në njërën pjesë të trurit përgjegjës për monitorimin e sjelljeve rritet, duke dërguar sinjale alarmi në zona të tjera, për të treguar se diçka nuk po shkon ashtu siç duhet. Studimi ynë nuk është i pari që provonte alkooli redukton këtë sinjal alarmimi, por në të kundërt nga studimet e mëparshme ai demonstron se pijet nuk reduktojnë faktin nëse jemi apo jo të vetëdijshëm për gabimet që kryejmë, por interesin kundrejt tyre”. r.b/NOA

KOMENTE