English

Reforma zgjedhore, Rama: Gati propozimet, duam komision bipartizan

Tiranë, 12 shtator 2011, NOA - Partia Socialiste kërkon komision bipartizan për reformën zgjedhore, duke lajmëruar edhe një draft me propozime konkrete për maxhorancën. Kryesocialisti Edi Rama tha sot në mesditë se do të ofrojë propozime konkrete, ndërkohë që vuri si kusht miratimin e ligjeve të plota, që i shërbejnë integrimit dhe jo arnimeve të ligjeve për t`i hedhur sy Brukselit. “Në mbledhjen e kësaj jave të kryetarëve të grupeve parlamentare, grupi ynë do të depozitojë draftin e përgatitur të ndryshimeve, që janë kusht për të futur parlamentin në binarët e funksionimit të jetës parlamentare. Deputetët duhet të japin mendimin e tyre përara publikimit të tij në ditët në vijim. Nëse kërkohet vota jonë, atë do e japim vetëm me një platformë të qartë, kombëtare dhe transparente në fushën e drejtësië dhe sigurisë”, tha Rama. Pasi u ka kërkuar deputetëve të japin propozimet e tyre konkrete, ndërkohë që mandatoi Vasilika Hysin dhe Damian Gjiknurin për të ndjekur të gjitha procedurat për reformën zgjedhore. Rama prezantoi edhe strategjinë e grupit socialist në seancën parlamentare ku kanë kërkuar interpelancë për procedurat minerare me ministrin e Ekonomisë dhe Energjitikës. a.q/NOA

KOMENTE
  • Ekonomisti21:19 - 12 Shtator 2011
    Prape "Bipartizan" ????????????????? Po pluralizmin - ku e çuat ????????? Boll abuzuat ne kurriz te partive te vogla dhe pluralizmit. Çdo komision duhet pluralist, shumepalesh- jo "bipartizan", sikur na beni veze te kuqe ju te dyja ( P.S. & P.D.)