English

Samsung Galaxy Tab 10.1, urdhër-bllokimi në Gjermani

Gjermani, 12 Shtator NOA - Këtë herë zëri i jurisë bëhet tepër vendimtar: nga gjykata e Dusseldorf arrin në vendimin e bllokimit të shitjeve të Samsung Galaxy Tab 10.1 duke parë që tableta Android konsiderohet si tepër e ngjashme me iPad.

Është konfirmuar urdhri i orës së parë, duke e pritur akuzën e Apple që e kishte përcaktuar modelin e koreanëve si tepër të ngjashëm me aparaturën e tyre si nga ana estetike, ashtu dhe nga ajo teknike.

Për sa i përket pjesës tjetër të Evropës gjithçka vazhdon normalisht, por duhet theksuar se të gijthë janë në pritje të përgjigje së Samsung.

r.b/NOA

KOMENTE