English

Shpërthen fabrika e fishekzjarreve, 6 të vdekur në Itali

Romë, 12 shtator 2011, NOA- Shpërthimi një fabrike që prodhonte fishekzjarre në Romë, sipas të dhënave paraprake numëron gjashtë të vdekur. Nga shpërthimi i fabrikës mësohet që në mesin e të vdekurve të jenë një burrë dhe dy djemtë e tij, pronarë të godinës. Ndërkaq forca të shumta zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa po kërkohet ende trupi i një tjetri, krahas 5 viktimave të gjetura. Aksidenti në fjalë u identifikua në fabrikën Cancelli, një ndërmarrje e vogël me praninë e përhershme të familjarëve. Si rrjedhojë e shpërthimit, banorët e zonës përreth janë shqetësuar për shkak të përhapjes së flakëve dhe rrezikut se mos ndodh ndonjë shpërthim tjetër. a.y/NOA

KOMENTE