English

Shpërthim në një central nuklear në Francë

Francë, 12 shtator 2011, NOA - Një shpërthim në një central bërthamor në jug të Francës ka ndodhur sot pas mesdite. Sipas mediave franceze, shpërthimi ka ndodhur në centralin Marcoule. Si pasojë një person ka mbetur i vdekur, ndërsa tre të tjerë janë plagosur nga shpërthimi, ndërsa ekziston rreziku i helmimit radioaktiv. Gazeta “Le Figaro” bën të ditur se Shpërthimi ndodhi pas një zjarri që ra në një pjesë ku ricikloheshin mbetjet.Centrali ndodhet në rajonin Gard. Në këtë central riciklohet plutonium nga armët bërthamore, por zona nuk përshin reaktorët. Autoritetet thonë se nuk ka pasur rrjedhje, megjithatë masat e sigurisë janë rritur ndjeshëm. a.q/NOA

KOMENTE