Itali, 12 Shtator NOA - As edhe një gotë alkool gjatë shtatzënisë për mamatë e ardhshme, madje as edhe një gotë verë për të shijuar drekën apo një birrë të ftohtë për të shmangur nxehtësinë e verës. Çdo lloj konsumimi mund të krijojë probleme në sistemin nervor qendror të foshnjës, që mund të kenë konsekuenca të rënda si vonesë mendore apo shqetësime të shumta në sjellje. Është ky mesazhi që vjen nga studimi i parë italian, i koordinuar nga ISS, mbi rrezikun e ekspozimit ndaj pijeve alkoolike që konsumohen nga mamatë gjatë 9 muajve të shtatzënisë. r.b/NOA