Angli, 12 Shtator NOA - Edhe pse kualifikimi për në Evropianin e ardhshëm të vitit 2012 për Anglinë është vetëm, një hap larg, fati i Fabio Capello në drejtim të “Tre Luanëve” është sërish i pasigurt. Shefat e Football Association janë duke organizuar një plan emergjence për t’i besuar skuadrën teknikut të Tottenham, Harry Redknapp. “Një takim me anglezin – sipas People Sport – është arritur tashmë, ku në këtë mënyrë tekniku italian mund të rrezikojë që ta përfundojë aventurën e tij tek përfaqësuesja angleze pak muaj para skadencës së kontratës. r.b/NOA