English

Viti i ri Shkollor, Topi uron nxënësit nga gjimnazi “Petro Nini Luarasi”

Tiranë, 12 shtator 2011, NOA – Në ditën e parë të vitit të ri shkollor Presidenti i Republikës Bamir Topi ka zgjedhur t’i urojë nxënësit për një vit të mbarë mësimor nga shkolla e mesme e përgjithshme “Petro Nini Luarasi”. Për Kreun e Shtetit ishte emocionuese të vinte për të uruar nxënësit e të gjithë vendit në këtë shkollë elitare, ndoshta edhe për faktin se nga bangat e saj kanë dalë dy vajzat e tij, Nada dhe Etida. Duke u uruar një vit të suksesshëm nxënësve të kësaj shkolle që ishin tubuar në oborrin e shkollës, por jo vetëm, Presidenti Topi tha se gjimnazi “Petro Nini Luarasi” është një nga tre shkollat më të mira në vend dhe mbart një traditë të vyer arsimore. Kreu i Shtetit u uroi suksese të gjithë nxënësve që sapo hynë në shkollë të mesme Presidenti u tha atyre se dita e parë e shkollës të entuziazmon pasi është një ditë për të rifilluar dhe për të qenë fitues. mit/NOA

Në foto: Presidenti i Republikës Bamir Topi

KOMENTE