Vlorë, 12 shtator 2011, NOA - Një kufomë e seksit mashkull është gjendur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Tragjasë, në qytetin e Vlorës. Mësohet se trupi i dekompozuar i të riut është gjetur në vaskat e peshkimit në Tragjasë, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tij. Ndërsa policia e Vlorës, informon se rreth qafës së viktimës është gjetur një plastike dhe mendohet se ai mund të jetë vrarë. Trupi i pajetë është gjetur nga barinjtë e zonës, pasi kafshët e kanë nxjerrë trupin nga gropa ku ishte futur. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. a.q/NOA