Tiranë, 12 shtator 2011, NOA - Drejtori i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj bëri të ditur sot se po hetohet intensivisht mbi vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi dhe se së shpejti mund të ketë dhe emra konkretë të ekzekutorëve. I pyetur nga gazetarët për vrasjen e gjyqtari Skerdilajd Konomi, të ekzekutuar të Premten në qendër të qytetit të Vlorës, Burgaj tha, “Po hetohet në dy pista. Ka vlerësim maksimal nga strukturat e policisë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Mendoj që së shpejti mund të kemi ndonjë emër”,- deklaroi Hysni Burgaj, kreu i Policisë së Shtetit. Nga ana tjetër hetuesit deklarojnë se nuk kanë një pistë konkrete që mund t'i çojë tek autorët e krimit të shëmtuar, edhe pse policia e Vlorës ka shoqëruar deri tani të paktën 30 persona. Burgaj i bëri deklaratat gjatë konferencës për shtyp lidhur me 15 arrestimet e të shumë kërkuarve. Policia ka vënë 100 mijë euro shpërblim për këto që do të mund të zbardhë autorët e vrasjes. a.q/NOA
Vrasja e gjykatësit, policia: Po hetojmë në dy pista
-
Enea17:34 - 12 Shtator 2011Moooos,kaq shpejt e do gjeni vrasesin more xhaxhi Hysni.?Si eshte e mundur qe ka rreth 2 vjet e gjysem qe eshte vrare Fatmir Xhindi,nje deputet i parlamentit shqiptare dhe ju ende cfryni hundet ne drejtim te kundert te Saliut,kurse per Skerdin qenkeni gati te jepni emrat.Si keshtu, a po e dini dhe ju thenien ..Qe cudia me e madhe zgjat 3 dite, mbas tre ditesh ju do thoni qe ka ikur ne drejtim te vrasesit te Fatmirit,per te vrare aktorin e rradhes. Ju lumte,me Saliun , Bamirin dhe sidomos me Jozefinen ne krye,duke mos ju harruar edhe juve policeve te Bujar Nishanit,Shqiperia e ka te ardhmen e sigurte drejt pyjeve te droges Kolumbiane.