English

Zbardhet takimi i Berishës me ministrat Fratini e Lambrinidis

Tiranë, 12 shtator 2011, NOA – Zbardhet takimi i kryeministrit Berisha me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Franco Frattini dhe Ministrin e Jashtëm të Greqisë,Stavros Lambrinidis. Sipas zyrës së shtypit të kryeministrisë, dy ministrat theksuan se vizita e tyre vjen në një moment të rëndësishëm të procesit të integrimit të Shqipërisë dhe synon të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë në përmbushjen e prioriteteve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian. Në këtë kontekst kryeministri Berisha vlerësoi se kjo vizitë është një ndihmë e madhe dhe i siguroi të dy ministrat se projekti i integrimit evropian ka qenë, është dhe do të jetë projekti më madhor për shqiptarët dhe e tërë puna e qeverisë dhe e institucioneve shqiptare është e fokusuar në realizimin e këtij projekti dhe në plotësimin e 12 prioriteteve të përcaktuara në Opinionin e Komisionit Evropian. Duke theksuar se 12 prioritetet e përcaktuara në Opinion përbëjnë axhendën e punës së qeverisë shqiptare, kryeministri i njohu të dy ministrat me punën dhe arritjet e qeverisë në zbatim të këtyre prioriteteve si dhe në përmbushjen e një sërë reformash të tjera me rëndësi në funksion të këtij procesi. Kryeministri shprehu vullnetin e plotë të qeverisë dhe të mazhorancës së drejtuar prej tij për të bashkëpunuar me opozitën në përmbushjen me konsensus të të gjitha prioriteteve si dhe për të votuar bashkarisht të gjitha ligjet apo vendimet që kërkojnë shumicë të cilësuar. Kryeministri theksoi se bashkëpunimi dhe jo bllokimi janë mënyra më e mirë për cuarjen përpara të interesave të vendit dhe integrimin e tij në BE. Ai mirëpriti kthimin e opozitës në Parlament duke shprehur dëshirën që kjo të shënojë rikthimin e dialogut politik brënda këtij institucioni. Sipas njoftimit, publikuar në faqen zyrtare të qeverisë, dy ministrat pasi e falenderuan kryeministrin për vullnetin e qartë në drejtim të integrimit në BE shprehën besimin se institucionet dhe aktorët politik shqiptarë, në mazhorancë dhe opozitë, do të konkretizojnë në kohë, hapat konkrete të nevojshëm në funksion të integrimit evropian. a.q/NOA

KOMENTE
  • Artan Rica13:42 - 12 Shtator 2011
    Me mire jasht europes dhe i pa shitur se sa brenda europes dhe i coptuar