E hënë, 12 shtator 2011, NOA- Një dritë e re shprese për gjeneratat e ardhshme, nëse planeti ynë shkatërrohet. Disa kërkues të hapësirës kanë identifikuar zëvendësuesin e mundshëm të Tokës. Bëhet fjalë për një planet të banueshëm nga këndvështrimi njerëzor. Por ka vetëm nj problem, largësia është 36 vite dritë larg që për momentin është i pamundur të arrihet sipas mjeteve teknologjike aktuale. 36 vite dritë larg Tokës ekziston një planet 3.5 herë më u madh se i yni, e cila është në distancë të drejtë me planetin tonë, nga ku supozohet prania e ujit dhe të jetës. Pamjet janë transmetuar nga High Açuracy Radial Velocity Planet Searcher, i njohur ndryshe si HARPS. Planeti është quajtur i llojit “B” dhe rrotullohet rreth yjeve të tjera të llojit polar HD 85512, me madhësi shtatë si dhe 36 vite dritë larg nga konstelacioni meridional i Vela-s. a.y/NOA
Zbulohet planet i ri i banueshëm
-
Kastriot Lani20:57 - 12 Shtator 2011gezohem qe u gjet ky planet, po derisa te shpiken mjetet me te cilat do levizin njerezit per te shkuar ne ket planet do fillojne ujvara ne shkretetira.