Rusi, 13 Shtator NOA - Anzhi Makhachkala është shprehur e gatshme për të bërë një ofertë madhështore në drejtim të teknikut aktual të përfaqësueses angleze Fabio Kapelo. Drejtuesit e klubit kërkojnë që trajneri italian të drejtojë skuadrën në pjesën finale të sezonit. Kapelo vetë në krahun tjetër siç bëhet e ditur nga e përditshmja angleze Daily Mail rrezikon në mënyrë serioze të humbasë vendin e tij dhe në këtë situatë mund të përfitojë nga oferta e miliona të shumtë të Anzhit. r.b/NOA