Tiranë, 13 shtator 2011, NOA - Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha priti sot një përfaqësi të rabinëve hebrenjë, duke ndarë me ta pikëpamjen e përbashkët për marrëdhëniet e veçanta dhe historike mes dy kombeve, si dhe për nevojën për të thelluar më tej këto raporte. Rabinët i kërkuan kryetarit të Bashkisë mbështetje për komunitetin hebre që jeton në Tiranë. Duke i siguruar se do të gjejnë mbështetje në Bashkinë e Tiranës, Basha u shpjegoi rabinëve harmoninë dhe marrëdhëniet e mira të komuniteteve fetare në kryeqytet dhe në Shqipëri. Kryetari i Bashkisë tha se shqiptarët ndihen krenarë për rolin që kanë luajtur në historinë, në kohë të mira dhe të vështira për hebrenjtë. Duke folur mbi marrdhëniet historike, Basha tha se edhe kombi shqiptar ka vuajtur genocid dhe ditë të vështira, siç është rasti i Kosovës. Rabinët e falenderuan z.Basha për pritjen dhe shprehjen e vullnetit për të ndihmuar komunitetin e tyre në Tiranë. a.q/NOA