Tiranë, 13 shtator 2011, NOA- Ndërsa deputetët socialist vijojnë akuzat ndaj qeverisë për veshin e shurdhët ndaj kërkesave të minatorëve të Bulqizës, deputetja demokrate Mesila Doda u kundërpërgjigj. Sipas saj socialistët deklaruan kur hynë në parlament se do të punojnë për dialog politik, Reformën Zgjedhore dhe zgjedhjen e Avokatit të Popullit, por se me rrugën e tyre po demonstrojnë tjetër gjë. “Shmangia në mënyrë të përsëritur për një angazhim serioz në Kuvend nga ana e opozitës po demonstrohet me sjelljet e saj, pasi nuk vjen në Kuvend për të bërë detyrën e saj kushtetuese, por kjo tregon se arsyet e kthimit në parlament mbeten ende të paqarta dhe se hapat konkret janë tejet larg njëra- tjetrës”, deklaroi Doda. Sips saj, bazuar në deklaratën e fundit të kreut të grupit parlamentar socialist u tha se kthimi në parlament bën pjesë në strategjinë e Partisë Socialiste para europianëve, çka sipas saj tregon se deklaratat e socialistëve janë thellësisht politike. a.y/NOA
N37 foto: Mesila Doda