Tiranë, 13 shtator 2011, NOA- Drejtoresha e Bankës Botërore për Shqipërinë, Jane Armitage në një konferencë për mediat u shpreh se qeverisja e mirë është një tregues i rëndësishëm për investitorët. Në vijim ajo theksoi se duhet të sigurohet e drejta e pronës duke kërkuar që prona tu kthehet ish-pronarëve. Sakaq ajo e cilësoi si jetik këtë problem duke kërkuar më shumë përkushtim për kapërcimin e tij. Ajo e cilësoi ligjin pë prokurimet si më të mirin, por kërkoi zbatim të plotë dhe korrekt të tij. Më herët Armitage zhvilloi një takim edhe me Kryeministrin Berisha në të cilën u ndal në zhvillimin ekonomik në vend dhe në ecurinë e mëtejshme të zhvillimit të Shqipërisë. Ajo garantoi se Banka Botërore do të vijojë ndihmën ndaj vendit tonë, por cilësoi një problem themelor migrimin e popullsisë. a.y/NOA
Në foto: Jane Armitage