English

Fatalitet në Vlorë, nëna hedh foshnjën nga materniteti, hidhet edhe vetë

Vlorë, 13 shtator 2011, NOA – Një ngjarje e rëndë ka tronditur maternitetin e Vlorës në orët e vona të natës së të hënës. Një nënë e re 27-vjeçare pasi ka sjellë në jetë foshnjën e saj mashkull në këtë maternitet i ka dhënë fund jetës së të birit duke e hedhur nga dritarja e katit të tretë të maternitetit. Më pas e reja është hedhur edhe vetë. Lajmin tronditës e ka bërë publik vetë drejtori i këtij materniteti. Nëna, e cila i dha fund jetës së foshnjes së saj është Eglantina Meçe. Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se foshnja e sapolindur ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa nëna e tij ka shpëtuar. Drejtuesit e maternitetit të Vlorës bëjnë me dije se gruaja lehonë ishte nën depresion psikik pas lindjes së fëmijës së saj, që duket se ishte i pari për çiftin e ri. Depresioni pas lindjes është një fakt i njohur nga doktorët, por hedhja e fëmijës së tyre nga kati i tretë poshtë ka shokuar bashkëshortin dhe të afërmit të tyre, që kanë parë foshnjën e lindur shëndoshë e mirë të dergjej i pajetë. Në maternitetin e Vlorës ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike dhe fatale. mit/NOA

KOMENTE