English

Ftohen raportet në koalicionin qeverisës, Dell takime në AAK

Prishtinë, 13 shtator 2011, NOA - Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Christopher Dell është takuar mbrëmë me nënkryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Blerim Shala, dhe zyrtarë të tjerë të partisë. Këto bisedime kanë qenë të mbyllura për mediat. Pas takimit ambasadori Dell nuk ka pranuar të saktësojë qëllimin e vizitës dhe nuk ka dhënë asnjë shpjegim rreth kryefjalës së takimit. I pyetur nga mediat as nënkryetari i AAK-së Blerim Shala nuk ka dhënë asnjë shpjegim rreth bisedimeve, ndërsa ka shtuar se këto janë takime të rregullta, ku shkëmbehen pikëpamje dhe mendime me ambasadorin e SHBA-së. Megjithatë, analistët politikë në Kosovë këtë vizitë e ndërlidhin me ftohjen e raporteve të partnerëve të koalicionit qeverisës, pas refuzimit për të votuar nga ligjvënësit aplikimin e mësimit fetar në shkolla dhe refuzimit të shamisë. Analistët thonë se ambasadori Dell ka biseduar me AAK-në rreth mundësive eventuale që kjo parti të futet në koalicionin qeverisës në rast se ndodh “ndarja” e PDK-së dhe AKR-së. KD/NOA

KOMENTE