Durrës, 13 shtator 2011, NOA- Një 53 vjeçar nga qyteti i Durrësit u vu nën prangat e policisë, pasi ka qenë duke kaluar me një karrocë me kalë, në kohën që i ka prerë rrugën një të moshuari i cili ka qenë duke drejtuar një motoçikletë. Ramazan Kokiçi, banues ne Katund i Ri Shijak, në aksin rrugor Katund Manëz-Katund i Ri, në kohën kur drejtonte një karrocën i ka prerë rrugën shtetasit Th. Martini, 67 vjeç, banues në fshatin Jubë, i cili drejtonte një motoçikletë pa targë duke e pëplasur fuqishëm. Pas kësaj i moshuari është përplasur me karrocën duke bërë që gjendja e tij shëndetësore të jetë kritike dhe si rrjedhojë e këtij aksidenti u dërgua për ndihmë shëndetësore në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Sakaq materialet në ngarkim të shtetasit Ramazan Kokiçi i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Durres. a.y/NOA