English

Krim brenda familjes në Tiranë, burri i merr jetën gruas

Tiranë, 13 Shtator 2011 NOA – Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur para pak minutash në periferi të Tiranës. Haki Korreshi mësohet se ka vrarë gruan e tij Servete Korreshi, duke i marrë jetën në vend tek banesa e tyre ne lagjen Shkozë. Burime policore i thanë agjencisë NOA se krimi u krye me thikë dhe dyshimet e para janë motivet e xhelozisë së bashkëshortit për të shoqen. Policia ende nuk konfirmon nëse ka kryer arrestimin e të dyshuarit. e.t/NOA

KOMENTE