Tiranë, 13 shtator 2011, NOA- Një krim i rëndë brenda familjes ka tronditur kryeqytetin mesditën e sotme, ku një burrë ka vrarë bashkëshorten e tij. Ngjarja e cila ka ndodhur në Shkozë pak minuta më parë, ka për viktimë Servete Koreshin, ndërsa si autor i vrasjes ka qenë i shoqi i saj Haki Koreshi. Lidhur me këtë rast uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje për hedhjen dritë të rrethanave të ngjarjes. a.y/NOA