Kukës, 13 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Shembet një prej galerive në minierën e Kalimashit. Korrpespondenti i agjencisë NOA në Kukës konfirmon se është shembur tërësisht galeria kryesore e minierës. Informamacionet paraprake flasin për 2 të vdekur, konkretisht punëtorë të minierës së Kalimashit. Policia e mbërritur në vendngjarje ka konfirmuar se brenda minierës kanë gjetur vdekjen shtetasit Viktimat Xhezair Sulmata, dhe Besim Halili, nuk kanë dhënë identitetin e personit të plagosur. Ndërkohë, nuk ka ende një shifër zyrtare se sa ka qenë numri i punonjësve që kanë qenë prezent në galeri në momentin e shembjes. Kreu i konferedatës së sindikatës së minatorëve deklaroi për mediat sot pasdite se shembja ka ndodhur në një zonë të braktisur të minierës. Mësohet se viktimat kishin shkuar në minierë për të nxjerrë krom. a.q/NOA