Australi, 13 Shtator NOA - Gjithmonë mund t’i ketë shkuar në mënyrën më të mirë, maskimi për të mos u njohur nga fansat, por këtë herë Leonardo Di Caprio e ka ekzagjeruar. Aktori, i impenjuar në Australi në xhirimet e filmit “The Great Gatsby”, është futur në një dyqan në qendër të Sydney duke pasur veshur një kapele, xhakete sportive dhe syze të errëta e duke u shoqëruar dhe nga dy persona të armatosur. Shitësja e ngatërroi menjëherë për një hajdut dhe tentoi të lajmëronte policinë. Shitësja faktikisht u tremb aq shumë saqë në moment i bëri dhe me shenjë pronares së saj, në mënyrë të tillë që të lajmëronte forcat policore. Pas disa momentesh terrori, të detyruara dhe nga fakti se Di Caprio shoqërohej nga truprojat e tij, shitësja më pas arriti ta njohë aktorin dhe gjendja u rikthye në normalitet. r.b/NOA