Tiranë, 13 shtator 2011, NOA - Lëvizja Socialiste për Integrim është dakort me propozimet e bëra nga misioni i OSBE/ODIHR dhe mbështet rekomandimet për reformën zgjedhore. Në takimin e zhvilluar me shefin e Misionit të Vëzhguesve të 8-majit, Jonathan Stonestreet, kreu i LSI-së, Ilir Meta theksoi se kjo forcë politike ka propozime konkrete për reformën.“Reforma të jetë gjithpërfshirëse. Jemi dakord me propozimet e ODIHR. Politika duhet të angazhohet për zbatimin e reformave”, është shprehur ndër të tjera në fjalën e tij, kreu i LSI-së, Ilir Meta. Shefi i Misionit të Vëzhguesve të 8-majit, Jonathan Stonestreet në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto, ka deklaruar se duhet të nisë puna për reformën zgjedhore, duke i cilësuar ndryshimet si një proces tërësisht shqiptar. “Reforma është një proces shqiptar ne do të jemi të kënaqur nëse do të duhet të ndihmojmë, jemi të gëzuar vlerësojmë iniciativën për të ndjekur rekomandimet e dhëna nga ne. Ne shpresojmë që reforma të nisë së shpejti, nuk ka nevojë të nxitohet dhe të përfundojë në kohë të mjaftueshme para zgjedhje të ardhshme”, ka theksuar Stonestreet. Sipas tij, reforma duhet te jetë gjithpërfshirëse, nga partitë politike, autoritetet që merren me zgjedhjet dhe shoqëria civile. a.q/NOA
Meta – Stonestreet: Jemi dakord me propozimet e ODIHR
-
Julian pashai19:14 - 13 Shtator 2011Qeni Meta deshiron perseri tre vjedhe...se nuk ka drejtesi neshqiperi ta fusi brenda...