English

Naço: Drejtuesit e grevës së minatorëve, interesa për largimin e ACR

Tiranë, 13 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Ministri i Ekonomisë Nasip Naço në fjalën e mbajtur në parlament, theksoi se lidhur me minierën e Bulqizës u vërejtën shkelje të kushteve të punës dhe për këtë u bë pezullimi i punimeve në zonën D. Më tej ai theksoi se lidhur me këtë çështje është ngritur një grup pune për zbatimin e marrëveshjes koncesionare. Sipas tij për pezullimin e punimeve në këtë zonë ishte fakti se kompania ACR ka lidhur marrëveshje me disa kompani të tjera gjë që është në kundërshti me marrëveshjen e lidhur me ministrinë. Naço theksoi se koncesioni me Bulqizën është 30 vjet, por shtoi se nga ana e METE është kërkuar përmirësimi i kushteve të punës dhe investimeve në përputhje me kërkesat e minatorëve dhe komisionin e grevës. Më tej ai tha nga ana e ministrisë janë bërë takime me minatorët grevistë, konfederatën e sindikatave për të bërë takim për të gjetur zgjidhje. Në vijim Naço shtoi se kompania ACR ka plotësuar disa kushte të minatorëve por ende nuk është arritur zgjidhja ende. Në mbyllje të fjalës së tij kreu i METE u shpreh se, “Pas ndjekjes nga afër të grevës, drejtuesit e saj po bëjnë përpjekje për interesa vetjake duke çuar në falimentimin e kësaj kompanie dhe largimin nga vendi jonë, kjo për interesat e fshehura pas këtij veprimi, por theksoj se zgjidhja e vetme do të jetë vetëm në përputhje me ligjin mineral”. a.y/NOA

Ne foto: Nasip Naço

KOMENTE