Korçë, 13 shtator 2011, NOA- Një mjek nga qyteti i Korçës është bërë pjesë e hetimeve të policisë jo për konsumimin e ndonjë vepre penale, por për heshtjen e tij. 60 vjeçari Piro Mosku, me profesion mjek në Spitalin Rajonal të Korçës ka qenë dëshmitar i një sulmi me thikë mes dy bashkëshortëve në ambientet e spitalit. Gjatë pasdites së djeshme Genti Bregu 27 vjeç ka goditur me thikë bashkëshorten e tij D.Bregu 25 vjeç në pjesën e barkut. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije për agjencinë e lajmeve NOA se, Piro Mosku i cili ishte mjek roje nuk është bërë njoftimi në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Korçë, për këtë rast të evidentuar në ambientin e spitalit. Mësohet se shkak për plagosjen e 25 vjeçares ka qenë një grindje banale mes çiftit, ndërsa aktualisht e dëmtuara po merr ndihmën e nevojshme ndërsa ndodhet në repartin e reanimacionit jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa ndaj bashkëshortit të të dëmtuarës kanë nisur hetimet për veprën penale të “Plagosjes me dashje”, ndaj mjekut Piro Mosku po kryhen veprimet hetimore për veprën penale “Shpërdorim detyre”. a.y/NOA