English

Rama- Stenestreet: Raprorti i OSBE-ODHIR, i qartë

Tiranë, 13 shtator 2011, NOA- Në kuadër të takimeve të zhvilluara në kryeqytet, vetëm pak më parë është zbardhur përmbajtja e takimit të kreut të misionit të vëzhguesve të OSBE-ODHIR Xhonatan Stonestreet, me kryesocialistin Edi Rama. Në takimin i cili zgjati rreth një orë e gjysëm, vëmendja kryesore u përqendrua në raportin e dalë nga OSBE-ODHIR. Gjatë këtij takimi kryesocialisti Rama, falenderoi Stonestreet për raportin e qartë të OSBE- ODHIR-it mbi zgjedhjet, sidomos ato në Tiranë, si edhe për rekomandimet e vlefshme të bëra në këtë raport. Në fjalën tij Rama u shpreh se,“Ky raport, është një gur themeli për futjen e zgjedhjeve në binarët e duhur, që ndryshe nga raporti i vitit 2009 ndikoi pozitivisht në uljen e tensionit politik me objektivitetin e me qartësinë e tij. Partia Socialiste e konsideron raportin tuaj një ndihmë të çmuar dhe një pikë referimi solide për një reformë që t’i japë fund deformimeve të papranueshme zgjedhore”. Ndërsa nga ana e tij shefi i misionit ndërkombëtar të vëzhgimit vuri theksin tek domosdoshmëria e një sërë rregullimesh ligjore si edhe e krijimit të kushteve për rritjen e besimit të njerëzve tek zgjedhjet përmes një kulture politike që ta bëjë të mundur një gjë të tillë. Ndër të tjera ai shprehu gatishmërinë e misionit për të dhënë ndihmesën e vet në procesin e reformës zgjedhore, duke uruar që palët do t’i qëndrojnë vlerësimeve të bëra për raportin përmes një angazhimi konkret në adresimin e problematikave të tij. Në këtë takim kryesocialisti Edi Rama u shoqërua nga deputetët Vasilika Hysi e Damian Gjiknuri, të mandatuar nga grupi parlamentar i opozitës për të ndërtuar me palën tjetër metodologjinë dhe hapat për Reformën Zgjedhore. a.y/NOA

Në foto: Gjatë takimit Rama- Stenestreet

KOMENTE