English

Sekuestrohen municione luftarake, arrestohet autori

Shkodër, 13 shtator 2011, NOA – Policia e Shkodrës ka njoftuar ndalimin e Gjin Mark Gjergji, 47 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Pog, të Komunës Pult, rrethi Shkodër. Ndalimi i tij u bë pasi falë informacioneve të marra dhe gjatë një kontrolli të ushtruar, nga shërbimet policore të Drejtorisë së Qarkut Shkodër, në banesën e këtij shtetasi, janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materjale: 23 kapsolla eksploziv, 1 kallëp tritol 1 armë gjahu cifte 60 copë fishekë dy fitilë dinamit Sa më sipër u kryen veprimet e para hetimore dhe materialet proçeduriale, në ngarkim të shtetasit Gjin Gjergji, iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtje të armëve e municioneve luftarake pa leje”. a.q/NOA

KOMENTE