English

SHBA, aeroporti i parë hapësinor është bërë realitet

SHBA, 13 Shtator NOA - Një aeroport që i përket totalisht së ardhmes dhe një pistë prej dy miljesh (rreth 3,2 kilometër) janë ndërtuar në Las Cruces, në Nju Meksiko, për aeroportin e parë hapësinor komercial në mbarë botën. Nga ky vend mund të nisen udhëtarët e drejtuar në hapësirë për bizneset respektive. Virgin, ndërmarrja që ka marrë përsipër një iniciativë të tillë kaq shumë të guximshme, ka referuar se projekti është kompletuar rreth 90 për qind dhe shumë shpejt bëhet gati... për nisje. r.b/NOA

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi12:01 - 13 Shtator 2011
    Vertet nje hap i guximshem,qe kerkon saktesira te medha praktike,qe deshmon se perspektivat e njeriut qenkan te pa fund ne kete hapesire ke jetojme.Urimet me te mira gjithe stafit qe realizon kete ender te njerzimit si dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes,qeverive te saj,qe mundesuan kete realitet fantastik,ne saje te urtesise dhe fuqise se ketij shteti gjigand.L.Luarasi