E martë, 13 shtator 2011, NOA- Me dy bashkëpunëtorë ka rrëmbyer dhe vrarë tre persona në Massachusetts, por personazhi në fjalë nuk është bërë pjesë e kronikës për këtë ngjarje se sa për pamjen e tij satanike. Pamja e tij zuri vend në të gjitha gazetat e Shteteve të Bashkuara, pasi në ballin e tij është shënuar numri 666 i simbolizuar si numri i kafshës dhe dy shenja në anët e ballit, të ngjashme me ato të Djallit. Hyrja e tij në gjykatë u shoqërua me një klimë terrori, pasi 31 vjeçari Caius Veiovis është i akuzuar se së bashku me Adam Hall, 34 vjeç dhe David Chalue 44 vjeç për vrasjen e David Glasser, Edward Frampton dhe Robert Chadwell. Hall është anëtar i Massachusetts Hells Angels, i njohur si grupi i motorristëve të përfshirë në shumë episode të kronikës së zezë. Të tre personazhet po i nënshtrohen procesit gjyqësor për grabitje, agresion, përdhunim dhe shpërndarje droge. Mësohet se Glasser është vrarë sepse ishte dëshmitar kyç në një tjetër proces gjyqësor të Hall. Veiovis është i njohur si satanist dhe e ka shndërruar fytyrën e tij si Gul Dukat, një personazh i serialit, “Star Trek: Deep Space Nine”. Bëhet fjalë për shndërrimin më të rrezikshëm të trupit i bazuar mbi silikon. a.y/NOA