English

Tadiç: Nuk pranojmë kosovarët në doganat në veri

Beograd, 13 shtator 2011, NOA - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, tha se do të kërkojë nga komuniteti ndërkombëtar, të ndalojë kërcënimet dhe veprimet e njëanshme të Prishtinës, të cilat sipas tij, do të çonin në vendosjen e doganierëve kosovarëveri. "Për ne është shqetësues fakti se ata që janë të gatshëm për aksione të tilla të njëanshme, janë të gatshëm që një gjë të tillë ta bëjnë duke përdorur dhunë. Vendosja e doganierëve kosovarëveri, nuk i kontribuon paqes. Unë po dërgoj mesazhin se nuk do të pranojmë një zgjidhje të tillë, nën asnjë presion", tha presidenti serb."Do të bëjmë gjithçka të mundur që të mos vijë deri aty, por duhet t`i paralajmërojmë institucionet ndërkombëtare që nëse vjen deri te një gjë e tillë, ato duhet të marrin përgjegjësinë për të gjitha pasojat eventuale", tha Tadiç në konferencën për shtyp në Beograd. a.q/NOA

KOMENTE