Vlorë, 13 shtator 2011, NOA – Në Vlorë gjendet një tjetër trup i pajetë, i dyti brenda 24 orësh. Kufoma është gjetur në fshatin Poro nga banorët e zonës, në bregun e lumit Vjosë dhe është njoftuar menjëherë policia. Sipas uniformave blu, trupi është i 71-vjeçarit, Islam Bregut, nga fshati Frakull i Fierit, i cili ishte zhdukur prej 3 ditësh. Policia informon se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune. Trupi është dërguar në morg ku po bëhen ekzaminimet përkatëse. a.q/NOA