Durrës, 13 shtator 2011, NOA – Disa orë pas sherrit, ka ndërruar jetën në spitalin e Durrësit, i riu i plagosur me thikë sot paradite. Viktima e indetifikuar nga policia është Junxhi Guza, i cili u plagos rëndë pas një sherri me disa të rinj, në orët e para të ditës së martë, në një lokal në lagjen 5 në qytetin bregdetar. Ende nuk dihet autori i kësaj ngjarje, ndërsa shërbimet e Seksionit kundër krimeve ndaj jetës dhe lirisë së personit, kanë kryer veprimet proceduriale. a.q/NOA