English

Andorra vendos marrëdhënie diplomatike me Kosovën

Bruksel, 14 shtator 2011 NOA – Republika e Kosovës dhe Principata e Andorrës vendosin marrëdhënie diplomatike, citon korrespondenti i agjencisë NOA, burime zyrtare të MPJ Kosovë. Në emër të dy vendeve, Ambasadori i Republikës së Kosovës, Ilir Dugolli dhe Ambasadorja e Principatës së Andorrës, Eva Descarrega, kanë nënshkruar sotBruksel Protokollin për Vendosje të Marrëdhënieve Diplomatike ndërmjet dy vendeve (në foto). Krahas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, përmes protokollit të nënshkruar, dy vendet shprehin aspiratën e forcimit të mëtejmë të marrëdhënieve miqësore dhe të bashkëpunimit në fushën politike, ekonomike e kulturore. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike, pason njohjen e Kosovës nga Andorra tre muaj më parë. e.t/NOA

KOMENTE