English

Enti Grek i Fuqisë Punëtore: Mijëra shqiptarë, po dalin të papunë

Athinë, 14 shtator, NOA - Numri i të papunëve në Greqi është duke u shtuar së tepërmi, mes tyre edhe mjaft shqiptarë. Shifrat janë dhënë përmes listave të publikuara nga Enti i Fuqisë Punëtore (OAED) në Athinë.

Sipas tyre, vetëm gjatë muajit gusht, numri i të papunëve zyrtare në shtetin fqinj arriti në 693.329 mijë, shifër kjo e cila është 0,90 përqind më e ulët se muaji i mëparshëm.

Siç iu referohet edhe agjencia greke e Lajmeve, ANA, këtyre statistikave, nga këta të papunë 93.42 përqind e të regjistruarve janë shtetas grekë. Ndërsa 5.35 përqind janë emigrantë, një pjesë e madhe e të cilëve shqiptarë, të cilët po përgatiten për t’u kthyer përgjithmonë në vendin e lindjes.

Por duket se të papunë në Greqi kanë mbetur edhe shtetas nga vende të ndryshme të Bashkimit Europian, të cilët kanë qenë të punësuar atje, në nivelin prej 1.23 përqind.

Raporti i Entit grek të Fuqisë Punëtore (OAED) në Athinë, bën me dije se 282.935 (40.81 përqind) e të papunëve janë meshkuj, ndërsa 410.394 (59.19 përqind) janë femra.

Sa i përket nivelit arsimor, 45.28 përqind e të papunëve të regjistruar kanë kryer arsimin e mesëm, 34.61 përqind kanë kryer arsimin e detyrueshëm dhe 18.92 përqind kanë kryer arsimin e lartë. Kurse 1.20 përqind deklarohen me arsim minimal.

Ndërkaq, numri i personave që subvencionohen nga shteti arrin në 212.297 dhe paraqet një rritje prej 6.763 (3.29 përqind) personash në raport me një muaj më parë.

n.e/NOA

KOMENTE