E mërkurë, 14 shtator 2011, NOA- “Duhet të ndalen menjëherë krimet e ndërmarra nga NATO kundër qytetit të Sirtes e cila ka ndërhyrë fuqishëm së fundmi”, kështu është shprehur kolonel Muammar Geddafi. Në një mesazh të shkruar, i transmetuar nga televizioni sirian "Al-Rai" thuhet se mesazhi i tij i drejtohet Këshillit të Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara. “Ju kërkoj që të ndërhyni, shkatërrimi për të cilin është përgjegjës NATO është i papërshkrueshëm dhe i paprecedent”, përfundon koloneli libian. a.y/NOA