English

Grabitje e dhunshme në mes të Tiranës, plagoset polici në detyrë dhe një qytetar

Tiranë, 14 Shtator 2011 NOA - Një agjent i policisë së Tiranës, si dhe një kalimtar i rastësishëm janë plagosur sonte në mbrëmje vonë, si pasojë e një shkëmbimi zjarri mes disa forcave policore dhe dy personave të dyshuar se ishin duke realizuar një grabitje të dhunshme. Një bashkëpunëtor i agjencisë NOA raporton nga vendngjarja, tek sheshi "Avni Rustemi" pranë pallateve nëntëkatëshe, se agjenti policor si dhe një qytetar, u dërguan me shpejtësi në spitalin Ushtarak, për shkak të plagëve që kanë marrë me armë zjarri. Mësohet se ngjarja mbrëmjen e sotme, erdhi gjatë një operacioni për arrestimin e disa personave të dyshuar për grabitje. e.t/NOA Vijon...

KOMENTE