English

ISKSH: Rritje page për mjekët e spitaleve, ja pagat e reja

Tiranë, 14 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj - Këshilli Administrativ i ISKSH-së, ka miratuar sot rritjen e pagave për mjekët e spitaleve të cilat arrijnë deri në 15% rritje page në QSUT, duke u bazuar në përparësitë e përcaktuara nga Qeveria. Nga kjo rritje përfitojnë 11.888 punonjës të spitaleve në mbare vendin. “Rritja e pagave nis qe prej 15 korrikut 2011 dhe efektet financiare mbulohen nga ISKSH. Efektet financiare mujore arrijne ne rreth 25 milion leke ose deri ne fund te vitit 2011 arrijne shumen 115 milion leke”, u shpreh drejtoresha e Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor, Elvana Hana.

Eezulton se rritjet në vitin 2011 krahasuar me vitin 2010 variojnë:

1. Për personelin e QSU, Materniteteve nr.1 dhe nr.2 dhe Senatoriumit:

a)Personeli mjeksor: - Për shefat e sherbimeve rritja është 15 % ose në vlere absolute 12.000 lekëe ne muaj, duke shkuar në rreth 830 mije leke për mjekët me vjetërsi pune 25 vjet. -Për shefat e reparteve rritja është 10.6%-11.3% ose në vlerë absolute 7.600 lekë ne muaj.

-Peër mjekët rritja është 10.5% deri ne 11.2% ose në vlerë absolute 6.500 lekë në muaj.

b)Personeli infermierë: -Kryeinfermierë rritja është 2.9% deri ne 3.1% ose ne vlere absolute 1.500 lekë në muaj. -Infermiere rritja është 2.7%-3.2% ose në vlere absolute 1.100 deri 1.150 lekë në muaj. c)Për personelin tjetër deri ne 4- 5% ose rreth 1.100 – 1.400 lekë në muaj.

2.Për personelin e spitaleve të tjera

a)Personeli mjekësor: -Shefat e shërbimeve rritja është 5.51%-5.85% ose në vlerë absolute 3.750 lekë në muaj. -Për shefat e reparteve rritja është 5.61%-6.15% ose në vlerë absolute 3.200 lekë në muaj. -Për mjeket rritja është 5.61%-6.15%, ose në vlerë absolute 3.200 lekë në muaj.

b)Personeli infermiere -Kryeinfermierë rritja është 2.44%-2.94% ose në vlerë absolute 1.100 deri 1.500 lekë në muaj. -Infermiere rritja është 2.42%-2.91% ose në vlerë absolute 1.100-1.150 lekë në muaj. c)Për personelin tjetër deri në 5% ose rreth 1.100 – 1.400 lekë në muaj. a.q/NOA

KOMENTE
  • Tili Mucaj14:02 - 14 Shtator 2011
    e drejte e meritojne!