Prishtinë, 14 shtator 2011 NOA – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi prezantoi sot planin e operacioneve për rifillimin e funksionimit të shtetit në të gjithë territorin kosovar. Kurse lëshoi komentin mbi fqinjët ish-okupatorë: “Fatkeqësisht, Serbia, në mënyrë krejtësisht të papërgjegjshme është duke e përgatitur strukturat e sajë ilegale dhe kriminale që të shkaktojnë dhunë, të pengojnë autoritetet legjitime për zbatimin e kontrollit kufitarë në këto pika doganore”. Këtu Thaçi shprehu bindjen se “këto përpjekje do të jenë të kota, ashtu siç kanë qenë të kota qëllimet e Serbisë për ndarje të pjesës veriore të Kosovës”. Duke konfirmuar faktin se Qeveria e Republikës së Kosovës ka hartuar planin operacional, z.Thaçi tha: “Ky plan është duke u mbështetur nga EULEX-i dhe KFOR-i dhe se bën fjalë për marrjen e funksioneve të plota të kontrollit kufitar dhe doganor në pikën kalimtare kufitare në Jarinjë dhe Bërnjakë. Kurse sqaroi: “Është përgatitur në konsultim për implementimin e marrëveshjes së arritur për vulat doganore dhe lëvizjen e lirë të mallrave në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Plani operacional nënkupton vendosjen e kontrollit të plot doganor në pikat doganore Jarinjë, Pika 1 dhe Barnjak, Pika 31. Thaçi tha se duke marrë në konsideratë rrethanat aktuale të funksionalizimit të këtyre pikave kufitare në veri të Kosovës do t’u nënshtrohen rregullave të veçanta, - raporton korrespondenti i agjencisë NOA. Për kryeministrin, ajo çfarë është e rëndësishme është fakti se të gjitha operacionet do të kryhen me pajtueshmëri me ligjet dhe rregulloret e Republikës së Kosovës. “KFOR-i do të thoja me pajtueshmërinë e mandatit të tij dhe në kuadër të mundësive dhe të aftësive të tij”, - theksoi shefi i Qeverisë. Autoritetet kosovare do të kenë autoritetin komandues në pikat kufitare 1 dhe 31 dhe do të ketë mbikëqyrje e angazhimeve teknike të EULEX-it. Ndërkohë, Policia e Kosovës, doganat e Kosovës dhe EULEX-i, do të kenë në dispozicion personelin dhe resurse për të kryer operacionet e kontrollit në pikat kufitare në Jarinë dhe në Bërnjak. Mallrat komerciale do të procesohen në pikat kufitare 1 në Jarinë. Do të ketë një angazhim shtesë për kryerjen e obligimeve implementuese dhe angazhimeve tona logjistike deri në funksionalizimin e plotë. Pra në pikën kufitare 1 do të kemi prezencën e policisë së Kosovës dhe doganierëve të Kosovës por do të kryhen të gjitha përgatitje logjistike për shkak të djegëses kësaj pike aktuale ndërsa pika 1 do të mbetet e mbyllur për transportin e mallrave. Përkundër kësaj policia kufitare e Kosovës së bashku me doganierët e Kosovës dhe EULEX-it do të jetë e pranishëm në Jarinë dhe mbikëqyrin trafikun e automjeteve jokomreciale. Derisa pika 1 të bëhet plotësisht operacionale. Të gjitha mallrat për të cilat ka akcizë, siç janë alkooli, cigaret dhe derivatet do të doganohen në pikën kufitare të Kosovës në Merdare, në pikën 3. Mbledhja e detyrimeve dhe taksave do ta rrjedhë sipas ligjeve dhe procedurave doganore ekzistuese të Republikës së Kosovës. Kryeministri siguroi se këto veprime janë tërësisht kushtetuese, ligjore dhe legjitime, të koordinuara ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare dhe pikë së pari janë në interes të qytetarëve që jetojnë në veri të vendit dhe rrjedhimisht e konsiderojnë sundimin e rendit e ligjit si bartësit themelore për çdo shtet dhe shoqëri demokratike. a.b/NOA