English

Kush janë universitetet më të mirë dhe pse?

Universitetet amerikanë renditen ndër më të mirët në botë. 13 prej tyre ia kanë dalë të futen në 20 universitetet më të mirë të botës, të ndjekur hap pas hapi nga universitetet britanikë Zhana Kazakova “Kush do sukses, duhet të mësojë” – me sa duket gjithnjë e më shumë individë e kanë bërë të tyren këtë moto. Në këtë konkluzion mund të arrihet, kur shikon universitetet dhe vendet e ndryshme që janë të përfaqësuar në renditjen botërore të universiteteve më të mira. Përzgjedhja u bë për vitin 2011 nga Quacquarelli Symonds (QS). QS shqyrton për çdo vit universitetet më të mira, këtë vit është hera e tetë e përzgjedhjes së 26 disiplinave universitare nga 600 universitete në të gjithë botën. Tek 300 më të mirët renditen 38 vende. Universitetet amerikane renditen ndër të parët Për herë të dytë qëndron University of Cambridge në krye të klasifikimit universitar, i ndjekur nga Harvard. Në 10 universitetet më të mira të botës, këtyre dy universiteteve elitë i bëjnë shoqëri edhe „fitues“ të tjerë: Si Massachusetts Institute of Technology( MIT), Yale University, University of Oxford, Imperial College London, University College London, University of Chicago, University of Pennsylvania, Columbia University. 13 universitete, që ia kanë dalë të renditen ndër 20 më të mirët janë universitete amerikane, pesë syresh janë britanikë. Ndërkohë që një numër i madh universitetesh amerikanë dhe britanikë zënë vendet më të mira në klasifikim. Përmes McGill University edhe Kanadaja ia del të ketë një ndër 20 universitetet më të mirë të botës. Në vendin e 18-të, Zvicra ia ka dalë si i vetmi vend evropian të renditet në top-twenty me universitetin e saj ETH, Swiss Federal Institute of Technology. Megjithë dominancën e universiteteve amerikanë dhe britanikë, gjithnjë e më shumë vende të tjera po ia dalin të futen në renditjen e më të mirëve, ndër to edhe Gjermania. Gjithsej 24 universitete gjermane janë futur tek 300 universitetet më të mira të botës, katër prej tyre ndër 100 më të mirët. Këtu futen Ruprecht-Karls Universität Heidelberg, Technische Universität München, Ludwig-Maximilians, Universität und Freie Universität Berlin. John o'Leary, anëtar i jurisë së QS, mendon se fakti që ndër 200 universitetet më të mira të botës futen 32 vende, është një indikator se arsimi në nivel global po bëhet gjithnjë e më konkurrues. Rruga e gjatë drejt suksesit Renditja e universiteteve më të mira të botës u bë për herë të parë në vitin 2004 nga QS. Më pas kjo renditje fitoi prestigj si një nga testimet më të mira të universiteteve botërore. Nuk është edhe aq e lehtë të futesh në rangun botëror të universiteteve më të mira. Metoda e përzgjedhjes bazohet në vlerësimin e asaj të dhënave online – po ashtu edhe nga vlerësimet e universitetit nga punëdhënësit dhe akademikët. Rreth 34.000 punëdhënës dhe 17.000 akademikë kanë dhënë vlerësimin e tyre për përpilimin e listës botërore të universiteteve më të mira. Këtë vit u krahasuan edhe tarifat studimore në të gjithë botën. Sipas Tim Rogers nga QS, kjo renditje ndihmon studentët të marrin një vendim për universitetin, ku duan të studiojnë, citon radio DW. Sepse ajo i jep atyre të dhëna se ku ia vlen më shumë investimi më i madh. Për shkak të rritjes tepër të madhe të tarifave universitare në universitetet britanikë, informacionet e hollësishme mbi këtë temë janë mjaft të rëndësishme. John O'Leary thotë se renditja e universiteteve më të mira të botë tregon më së mirë lidhjen që ekziston mes investimit dhe rezultateve në sistemin e arsimit të lartë. Kina është një shembull domethënës. Ky vend ka mbështetur arsimin e lartë në dekadat e fundit përmes programeve të gjera investuese. Rezultati: Vetëm këtë vit gati të gjitha universitetet kineze ia kanë dalë të futen në renditjen e 300 më të mirëve. Edhe universitetet gjermane e kanë përmirësuar pozicionin e tyre në renditje. Përkundër kësaj, disa universitete amerikane, për shkak të shkurtimeve buxhetore kanë rënë në renditje.

KOMENTE
  • Anizel21:30 - 14 Shtator 2011
    ...është bërë gabim ...jam e sigurt..Shqipëria hyn në 20 universitetet më të mira të botës...