Tiranë, 14 shtator 2011 NOA – Një Abetare e Posaçme Për nxënësit shqiptarë jashtë Republikës së Shqipërisë. Me anë të këtij libri synohet që nxënësit shqiptarë jashtë Republikës së Shqipërisë të përvetësojnë e të shqiptojnë saktë e drejt tingujt e gjuhës shqipe. Ky synim duhet të arrihet, sepse është një nga qëllimet e këtyre shkollave. Shqiptimi i qartë i tingujve dhe njohja e shkronjave të alfabetit të gjuhës amtare janë të domosdoshëm, sepse vetëm kështu përvetësimi i saj mund të quhet i plotë, por edhe se tekstet e leximit dhe literatura tjetër, me të cilën nxënësit bien në kontakt, janë shkruar mbi bazën e standardeve të gjuhës letrare shqipe. Mbi të gjitha, çdo njeri i kulturuar duhet ta flasë gjuhën e tij amtare sa më qartë e sa me më pak gabime e dialektizma, ashtu siç ndodh në vendet e qytetëruara të botës. Kjo abetare besojmë se do t’u vijë në ndihmë nxënësve të Shkollave Shqipe të Mësimit Plotësues në diasporë, kudo ku ndodhen, por kryesisht atyre në vendet gjermanishtfolëse, anglishtfolëse dhe në Suedi. Nga vëzhgimet që kemi bërë në disa Shkolla Shqipe të Mësimit Plotësues në vende të ndryshme të Europës, kemi konstatuar defekte shqiptimi në shumë nxënës. Tingujt nj, gj, rr dhe th në shumicën e rasteve nuk shqiptoheshin, natyrisht që edhe shkronjat e tyre nuk njiheshin. Shkronjat e alfabetit të gjuhës shqipe: ë, ç, dh, ll, sh, zh dhe xh, nuk pasqyrohen kështu në alfabetet e gjuhëve të lartpërmendura, por tingulli i njërës ose i tjetrës dëgjohet në gjuhën e huaj që ata mësojnë. P.sh. sh-ja shqipe në gjermanisht shkruhet kryesisht me shkronjat sch, në suedisht me shkronjat sk, ch dhe tj dhe dëgjohet si sh-ja shqipe. Shkronjat e alfabetit shqip: c, q, x, y dhe z janë dhe në alfabetet e gjuhëve të huaja të lartpërmendura, por shqiptimi i tyre është i ndryshëm nga ai i gjuhës shqipe. P.sh. x-ja shqipe shqiptohet si ks në fjalët që e përmbajnë, ose z-ja në suedisht shqiptohet si s, ndërsa në gjermanisht kryesisht si c. Në anglisht si edhe në shqip z. Këto veçori i njohin shumë mirë mësuesit, që punojnë në këto shkolla me nxënësit shqiptarë. Në këtë libër, 16 njësi mësimore u kushtohen tingujve të gjuhës shqipe dhe pikërisht: th, sh, ë, q, dh, zh, gj, rr, ll, nj, c, z, ç, x, xh dhe y. Çdo njësi mësimore fillon në faqen çift dhe mbaron në atë tek. Kështu, me një të hapur libri, syri i nxënësit, me një shikim rrok në vija të përgjithshme, të gjithë përmbajtjen e njësisë. Por, meqë nxënësit nuk mund ta mësojnë vetë mënyrën e artikulimit (nyjëtimit) të tingullit që nuk shqiptojnë, as që mund ta korrigjojnë pa ndihmën e mësuesit. Jemi përpjekur që në faqen çift të çdo tingulli të japim udhëzime, kryesisht për mësuesit, lidhur me mënyrën e artikulimit të tij, shoqëruar kjo me profilin përkatës dhe figura të tjera plotësuese. Ku ka pasur mundësi paraqitjeje, janë vendosur skica që paraqesin pamjen ballore ose në profil të organeve të gojës gjatë artikulimit të tingullit. Këto e ndihmojnë shumë edhe mësuesin. Profilet e artikulimit të tingujve janë marrë nga libri i autorëve A.Dodi dhe J.Gjinari me titull “Fonetika dhe gramatika e gjuhës së sotme letrare shqipe”. Tiranë, 1983. Po me këtë tekst jemi konsultuar për mënyrën e artikulimit të tingujve të ndryshëm. Fjalët dhe fjalitë, në shumicën e rasteve, janë shoqëruar me figurat përkatëse, për t’u bërë më i lehtë kuptimi i tyre. Gjithashtu, ndërtimi gramatikor është i thjeshtë dhe i përshtatet moshës së nxënësve. Tema “Mësoni, recitoni” zhvillohet me anë të tri vjershave, të cilat përmbajnë edhe 15 nga të 16 tingujt e mësuar prej nxënësve. Nxënësit, duke i mësuar përmendsh këto vjersha dhe duke i deklamuar ato, sigurisht pa gabime shqiptimi, i automatizojnë tingujt e mësuar, të cilët duhet të shqiptohen sa më qartë e sa më saktë. Tingulli i automatizuar saktë nuk harrohet lehtë, nxënësi e shqipton lirshëm, pa u menduar se si duhet ta artikulojë. Në libër përfshihet dhe alfabeti i gjuhës angleze, suedeze, asaj gjermane si dhe alfabeti i gjuhës shqipe, të cilin është e domosdoshme që ta mësojnë përmendsh, ashtu siç mësojnë alfabetin e gjuhës së vendit mikpritës. Një mësim i tillë është i nevojshëm. Mjafton të kujtojmë dobinë që u sjell nxënësve kur përdorin një fjalor, një enciklopedi etj. Teksti përfundon me një vjershë të Naim Frashërit, e cila ngjall te nxënësit dashurinë për gjuhën amtare dhe atdheun. Të dhënat e botimit: Autorja: Urti Osmani Titulli I librit: Abetare e Posaçme Për nxënësit shqiptarë jashtë Republikës së Shqipërisë Numri I faqeve: 48 Botues: Shtypshkronja “Milenium i Ri” Shtypi: Shtypshkronja “Milenium i Ri” Donator: AIITC
Mbërrin një abetare e posaçme për nxënësit shqiptarë jashtë vendit
-
livalu Ligor Luarasi01:50 - 15 Shtator 2011URIME PER ABETAREN E RE. I ndodhur ngushte per mungese abetareje ndaj dy mbeskave te mia,Nini-Rebeka kur ariten moshen per te mesuar gjuhen e nenes,krijova vete ABETREN personale.Thjesht per c'do germe te alfabetit pikturova 4-5 figura qe fillonin me ate germe,keshtu plotesova gjithe alfabetin e shqipes me piktura akuareli.Ngaqe femija mban mend mire figuren,pas saj kuiton edhe germen e pare qe ka figura.P.sh, per germen A vizatova arat,akulloren,aeroplanin,ariun,duke kerkuar ne lexim te dy germat A e madhe a e vogel,kjo pune me dha rezultat,pa varesisht se nga Anglishtja femijet Amerikane kane veshtiresi ne disa germa si germat LL dhe l,ato mezi dallojne fjalet djale nga djalli,po keshtu pergermen C etj.Me gjithe ate sot mbeskat e mia ne klasen e 8 dhe te 6 rezultojne te shkojtura me dy gjuhe ne dokumentat e tyre.Kjo sipas mesuseve Amerikane ka vlera per intelektin e tyre sipas parimit sa me shume gjuhe te dije femija qe ne moshe te njome aq me te zgjeruar ka orizontin per jeten.Dhe per ne shkolle te mesme preferohen me shume nx.qe dijne disa gjuhe se sa ata me nje gjuhe. Me tej gjetem edhe abetaret qe jane shtypur dhe kombinuam punen me te dy abetaret.Por me Znj.Meri (Luarasi)Barboni,ne Filadelfia celem te paret sa po ardhem ne Amerike shklollen e femijeve shqiptare gjate pushimeve verore.Ajo shkolle funksioninte nje muaj me dreke gratis qe prej ores 8 ne mengjes deri ne oren 3 mbas dite.Shkolla kishte disa rethe:pikture,mesim te gjuhes shqipe,muzike,sportet e notit,sporet me lodrat plastike,Rethi i shahisteve,etj.Na bente shume pershtypje ne disa raste koncepti i disa prinderve te cilet e thoshin hapur:C'u duhet tani shqipja femijeve tane,biles kete fjali e degjuam edhe nga shqiptare me kulture.Pa varesisht nga ky koncept ne punuam me femijet e tyre edhe per gjuhen.Shkolla verore e femijeve shqiptare filloi te njihet ne qytet sa erdhen prinder jo shqiptare qe sillnin femijet e tyre per regjistrim.Kuptohet intresi ishte i math sepse prindi ne pune ishte i qete per femijen i cili kur mbaronte dita,merej me firme nga personi qe e merte nx.tone.Fondet ne fillim i krijuam edhe nga bamiresit e ndryshem me tej kur fondet nuk i siguruam edhe shkolla u mbyll.Ne mirepresim abetaren e re,sepse familja shqiptare ka vazhdimesine e saj,ndaj urojme per punen e bere,duke kerkuar te shohim abetaren e re.Pershendetje nga Ligor Luarasi Filadelfia SHBA.