E mërkurë, 14 shtator 2011, NOA- Presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe kancelaria gjermane Angela Merkel janë të bindur se e ardhmja e Greqisë është në zonën Euro. Ky lajm është përhapur nga një deklaratë të dalë nga palati Elise në Francë, në përfundim të konferencës me Kryeministrin grek Jorgos Papandreu. Dy liderët kanë theksuar gjithashtu se është më se e nevojshme të vihen në zbatim vendimet e marra në 21 korrik për të siguruar stabilitetin e Euros. a.y/NOA